Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar dje drejt Brukselit.
Sipas njoftimit nga Qeveria, Bislimi ka shkuar në Bruksel për informim e koordinim sa i përket aplikimit të Kosovës, për anëtarësim në BE.
Bislimi dje u takua në Bruksel me Simon Mordue, Këshilltar kryesor për Politika të Jashtme i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.
Ndërkohë që pritet të takohet edhe me Komisionerin i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Po ashtu, zëvendëskryeministrit do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova.