Më datën 3 nëntor do të zhvillohet në Nju Jork eventi UFC-230, ku sfida kryesore është ajo mes kampionit të botës në peshën e rëndë Daniel Cormier dhe sfidantit Derrick “The Beast” Lewis. Dy sportistët kanë zhvilluar sot në stadiumin “Madison Square Garden” takimin e parë ballë për ballë mes dy sportistëve (face to face), ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i UFC-së, Dana White.
Asnjë shkëndijë apo tension mes dy sportistëve, që kanë parë njëri-tjetrin në sy, duke shkëmbyer disa batuta në fund, por asnjë kërcënim, duke ia lënë gjithçka kafazit. Kjo është hera e parë që Cormier do të mbrojë titullin kampion të peshës së rëndë fituar verën e këtij viti. Fituesi i kësaj sfide pritet të duelojë ndaj legjendës Brock Lesnar në pranverën e 2019-ës.
.@dc_mma and @Thebeast_ufc get face-to-face at the #UFC230 media day in New York City pic.twitter.com/uXOVQSPfDd
— MMAFighting.com (@MMAFighting) November 1, 2018