Teknologjitë e reja bëjnë që ne të kemi mundësinë të shohim makina si Techrules Ren RS, që së shpejti do të prezantohet në Sallonin e Gjenevës. Bëhet fjalë për një makinë garash me 6 motorë elektrikë. Këta motorë i japin Techrules Ren RS plot 1305 kuaj fuqi. Me një peshë prej 1854 kg, kjo makinë kineze arrin një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, ndërsa nga 0 në 100 km/h shkon për 3 sekonda.