Kampioni i UFC, Khabib Nurmagomedov gjatë kësaj periudhe ka shijuar fitoren e tij ndaj Conor McGregor, ku fitoi edhe titullin e madh. Tashmë, pushimet kanë përfunduar dhe ai do rikthehet sërish në kafaz për të luftuar, kësaj here kundër Dustin Poirier.
Poirier shihet si një kundërshtar i vëshhtirë për Khabibin pasi fitoi titullin e peshës së lehtë duke mposhtur kampionin e peshave të lehta, Max Holloway. Khabib do luftojë me Poirier të shtunën, në eventin që do mbahet në Abu Dhabi.