Bisedimet për emrin nuk ndikojnë në turizmin midis dy vendeve

 

Athinë, 8 prill – Bisedimet për emrin dhe lëvizjen në negociatat midis Shkupit dhe Athinës nuk ndikojnë në turizmin dhe valën turistike nga Maqedonia drejt Greqisë, kështu vlerëson Grigoris Tasios, kryetar i Federatës greke të hotelierëve dhe kryetar i Lidhjes së hotelierëve nga Halkidiki.

“Mendoj se është shumë e qartë, me vite mbrapa se politika nuk ka kurrfarë lidhje me turizmin, nuk ndikon negativisht në valët turistike nga Greqia drejt Shkupit. Presim edhe ne të shohim si do të jetë rezultati në negociatat midis qeverive, midis qeverisë së vendit tonë dhe Qeverisë së Shkupit”, komenton Tasios, derisa në pyetjen nëse marrëveshja eventuale do të ndikojë pozitivisht në turizëm, thotë se marrëdhëniet tregtare janë të mira dhe njëra nuk lidhet me tjetrin dhe kështu ai personalisht nuk pret ndryshime të veçanta pas zgjidhjes së arritur.

Në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i Federatës greke të hotelierëve dhe kryetar i Lidhjes së hotelierëve nga Halkidiki i analizon marrëdhëniet turistike midis dy vendeve, por i transmeton edhe pritjet për vizitueshmërinë e Halkidikit për Pashkët, një majin, por edhe në sezonin veror.

Advertisements

“Për shkak të asaj që këtë vit, festa e Pashkëve është shumë herët, nuk ka kurrfarë lidhje me vjet. Të hapura janë vetëm 10-15 hotele. Realizimi është 80 për qind, vizitorët janë kryesisht nga Ballkani, por shumica nga Rumania dhe Bullgaria dhe shumë pak nga Shkup, sepse është herët. Turistët nga Bullgaria dhe Rumania, mesatarisht qëndrojnë 3-4 ditë, ndërsa nga tregu grek qëndrojnë mesatarisht deri në dy ditë. Në lidhje me çmimet, ato janë të njëjta si vjet, nuk ka ndryshime”, sqaron Tasios.

Ai thotë se ekziston lëvizje tek turistët nga Ballkani për një maj, por vëmendja e punonjësve turistikë në Greqi është orientuar drejt sezonit të verës.

“Vera me siguri do të jetë si në vitin 2017. Presim të ketë rritje të numrit të turistëve në Greqinë jugore dhe në Kretë. Do të shohim. Sezoni fillon në fund të prillit, ndërsa në disa rajone nga 15 prilli. Ajo që na intereson është të mund të kemi më shumë ditë pune. Jemi optimistë se do të jetë një sezon i mirë”, sqaron Grigoris Tasios në një bisedë për MIA-n.