Viena, 25 prill – Në Vjenë të Austrisë përfundoi takimi katër orësh mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov me ndërmjetësin Metju Nimic. Pas takimit u bë e ditur se palët janë dakorduar që procesi i negociatave të vazhdoj edhe në javët në vazhdim. Sipas Ndërmjetësit Metju Nimic bisedimet e sotme ishin intensive dhe se palët mbeten të përkushtuara në zgjidhjen e kontestit. Përkundër që u bë e ditur se bisedimet ishin intensive, Nimic nuk bëri publike për opinionin se çka konkretisht është biseduar në takimin e sotëm katër orësh.alsat