Shkup, 19 tetor 2017 – Avancimi i bashkëpunimit me Drejtorinë e përgjithshme për Bashkëpunim dhe Strategji Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Francës është me rëndësi kyçe për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin me drejtorin e Drejtorisë, Olivie Landu. Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska i ka njoftuar ekspertët nga Franca me aktivitetet aktuale të Qeverisë si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për rifillimin e procesit të reformave në drejtim të arritjes së qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë – anëtarësim në NATO. Takimi, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie, del nga plani për bashkëpunim dypalësh nga të dy shtetet të këmbejnë mendime për shumë çështje strategjike, si dhe të hapen mundësi për thellimin e bashkëpunimit.