Shkup, 8 janar – Vazhdojnë bisedimet me përfaqësuesit e Besës opozitare nga blloku shqiptar për sigurimin e shumicës prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese. Në takimin e sotëm të grupit punues që përbëhet prej një përfaqësuesi i Kabineti i kryetarit të Qeverisë, si propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetuese dhe përfaqësues nga udhëheqësia e deputetëve të “Besës” duhet të shqyrtohen hollësisht propozimet dhe të definohen qëndrimet përfundimtare.
Ky është takimi i dytë me përfaqësues të Besës pas atij të së premtes me kryetarin e partisë opozitare, Bilal Kasasmi dhe kryeministrit Zoran Zaev. Vetëm liderët e partive opozitare shqiptare Besa dhe “Aleanca për shqiptarët” parashtruan amendamente kushtetuese në afatin e paraparë ligjor, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se nuk do të marr pjesë në ndryshimet.
Tani për tani nuk ka informacione nëse do të ketë takim Zaev-Slea. Kryetari i partisë dhe deputet Zijadin Sela paralajmëroi se sot në Parlament do të realizojë takim me shefin e Zyrës për lidhje me NATO-n në vend Zoran Jankoviq, në të cilën pritet temë të jetë pikërisht marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese.
Kryeministri Zoran Zaev është optimist se do të bëjë gjithçka që të sigurojë shumicë prej dy të tretave për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, në seancë plenare ndërsa numri i deputetëve që do ta mbështesin do të dihet gjatë votimit.
“Dy partitë opozitare nga blloku shqiptar deri tani kanë qenë konstruktiv në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Një pjesë e sugjerimeve të tyre janë inkorporuar”,ka thënë Zaev.
Faza e tretë dhe e fundit e implementimit të Marrëveshjes së Prespës fillon javën e ardhshme më 9 janar kur është caktuar seanca kuvendore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Teksti i amendamenteve të Kushtetutës me propozim të Qeverisë që të kalojnë duhet të mbështeten prej së paku dy të tretave të deputetëve në shtëpinë ligjdhënëse.