Së paku një herë, e ndoshta edhe dy herë, kanë bisesuar në telefon kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, në periudhën pasi që i kanë njoftuar forcat politike në të dy vendet para një jave, kumtoi televizioni grek “Skaj”. “Temë bisede, ishte implementimi i erga omnes për emër nga pakoja e propozimeve të ndërmjetësit Methju Nimic. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, gazetari nga televizioni grek komentoi, se “pasi që u fundos Ilindeni, duket sikur në rrjedhë është maratona që të mos humbet mundësia” dhe të mbyllet çështja deri në Samitin e BE-së në fund të qershorit.
“Sipas informatave që i kemi, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, pasi që të shtunën e kaluar, i njoftuan presidentët dhe liderët e partive politike, kontaktuan me telefon së paku një herë apoi dy herë dhe duhet të shtojmë se zyret diplomatike të dy kryeministrave janë në kontakt të vazhdueshëm. Në këto biseda telefonike tema ishte erga omnes, përkatësisht cili emër do të mund të zgjedhet nga pakoja e Nimicit dhe të shfrytëzohet si brenda, ashtu edhe jashtë”, kumtoi televizioni grek.