Moskë, 30 mars – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sot biseduan përmes telefonit me çka i shqyrtuan gjendjen e tregjeve të naftës në botë dhe problemin me përhapjen e virusit korona.
“Presidentët i shqyrtuan opsionet për bashkëpunim të afërt të të dyja vendeve në këtë sferë”, kumtoi Kremlini dhe shtoi se dy liderët janë informuar për masat të cilat i ndërmarrin në vendet e tyre për luftën kundër epidemisë.
Biseda ishte me iniciativë të palës amerikane, informoi Kremlini. Dy presidentë ishin marrë vesh që ta vazhdojnë dialogun.
Në kumtesën e MPJ-së ruse, thuhet se,pas bisedës Tramp-Putin, ishte realizuar bisedë edhe mes sekretarit shtetëror amerikan Majk Pompeo dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.
Shefat e Diplomacisë të të dyja vendeve ishin marrë vesh që të ndajnë informacione për situatën me pandeminë botërore të virusit korona.
Ata veçanërisht ishin marrë vesh për bashkëpunim me qëllim të realizimit të vendimeve nga samiti i grupit G20,i cili u mbajt më 26 mars përmes videokonferencës.(koha.mk)