Uashington, 30 janar – Presidenti amerikan, Donald Tramp sot përmes telefonit bisedoi me liderin e opozitës së Venezuelës, Huan Guaido, duke e bindur se Uashingtoni i mbështet intencat e tij për funksionin shef i shtetit, kumtoi Shtëpia e Bardhë, përcjellë gazeta KOHA.
“Presidenti Donald Tramp sot foli me presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Huan Guaido, duke e përshëndetur ndërmarrjen historike të funksionit president dhe u shpreh mbështetje e fuqishme nga presidenti Tramp ndaj luftës venezuelase për demokraci”, thuhet në kumtesë.
Uashingtoni e mbështet Guaidon si president i përkohshëm i Venezuelës, por shefi kushtetues i shtetit Nikolas Maduro i cili akoma është duke i kontrolluar të gjitha institucionet shtetërore, duke e përfshirë edhe ushtrinë dhe policinë, pohon se Guaido është pjesë së tentimit për grusht shtet, i dirigjuar nga SHBA-ja.
Gjykata Supreme e Venezuelës ia ndaloi liderit të opozitës që ta braktisë vendin. (koha.mk)