Ankara, 24 dhjetor – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot përmes telefonit ka biseduar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Xhonson, njofton Agjencia Anadolu.
Kabineti për komunikime i presidencës së Republikës së Turqisë, njoftoi se Erdogani dhe Xhonsoni, mes tjerash kanë biseduar edhe për ngjarjet e fundit në Siri dhe Libi.
Po ashtu Erdogan dhe Xhonson, kanë folur edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Ndërkohë, është folur edhe për tema rajonale.(koha.mk)