Ankara, 29 gusht – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në telefon ka biseduar me homologun e tij amerikan Donald Tramp, njofton agjencia Anadolia.
Sipas kumtesës nga Kabineti i presidentit turk, tema kryesore të bisedës kanë qenë marrëdhëniet bilaterale dhe ngjarjet e fundit në Siri.
Erdogani dhe Trampi kanë rënë dakord të vazhdojë bashkëpunimi me qëllim të mbrojtjes së civilëve dhe parandalimin e krizave të reja humanitare në Idlib, ku autoritetet siriane vazhdojnë me sulmet.
Në kumtesë thuhet se Erdogani ka shprehur kënaqësinë për hapat të cilat janë ndërmarrë lidhur me Iranin në samitin e G7, si dhe për emërimin e Djevid Saterfild për ambasador të SHBA-së në Turqi.
Të dy presidentët sërish konfirmuan vendosmëri ta rritin vëllimin e shkëmbimit tregtar në 100 miliardë dollarë, informon Anadolia.