Ankara, 16 prill 2021 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot me telefon ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi agjencia Anadolia.
Në kumtesën e Drejtorisë për komunikime të Kryesisë turke thuhet se u bisedua për çështje rajonale, mes të cilave edhe për ngjarjet në Detin Egje, Mesdheun Lindor, Libinë dhe Afganistanin, si dhe për krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Erdogani gjatë bisedës ka theksuar se falë hapave konstruktivë dhe thirrjeve këmbëngulëse të Turqisë, sot në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor sundon atmosferë e qetë, njoftoi Anadolia.
Ai shtoi se Qeerisë së re libiane i nevojitet përkrahje në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe se Turqia me marrëveshjet e nënshkruara kontribuon në ato korniza.
Presidenti turk beson se NATO-ja me shfrytëzimin e mundësive dhe aftësive të veta, duhet të vazhdojë në mënyrë efikase të japë përkrahje për Afganistanin.
Erdogani po ashtu ka bërë me dije se kriza mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të zgjidhet përmes dialogut në bazë të Marrëveshjes nga Minsku dhe integritetit territorial të Ukrainës.