Ankara, 28 shkurt – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka biseduar me telefon me presidentin amerikan Donald Tramp për Idlibin dhe për çështje të tjera rajonale, informon agjencia Anadollia.
Erdogani në bisedën telefonike me Trampin “e përsëriti vendosmërinë e Turqisë që t’i shtypë forcat e regjimit jashtë rajonit të definuar në Soçi” informon agjencia.
Njëkohësisht, Shtëpia e Bardhë kumtoi se Trampi është angazhuar për përshkallëzim të dhunës në Sirinë veriperëndimore, ku mbrëmë ishin vrarë 33 ushtarë turq.
Ai iu bëri thirrje Qeverisë siriane, Rusisë dhe Iranit që t’i ndërprenë ofensivat”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
“Trampi e konfirmoi mbështetjen për përpjekjet e Turqisë që të qetësohet katastrofa humanitare”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhud Dir.
Dy liderët ishin pajtuar se “regjimi sirian, Rusia dhe regjimi iranian duhet ta ndërprejnë ofensivën e tyre para se të vriten dhe të shpërngulen civilë të pafajshëm”.(koha.mk)