Uashington, 12 prill – Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot biseduan për sistemimin e paralajmëruar të armatës ruse në afërsi të Ukrainës dhe për çështje tjera para udhëtimit të diplomatit të parë amerikan në Bruksel.
Departamenti i shtetit kumtoi se Blinken dhe Stoltenberg biseduan për nevojën që Rusia të ndërpres me sistemimin e ushtarëve përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në Krime, si dhe për mundësinë për përmirësimin e paqes në Afganistan.
Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken nesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku do t’i bashkangjitet ministrit amerikan të Mbroitjes, Lojd Ostin në konsultimet me aleatët dhe partnerët e NATO-s për disa çështja prioritare.