Qeveria e RM-së
“Biseda u realizua mes orës 14 dhe 15. Gjatë bisedës u diskutua për çështjet e mbetura dhe u shqyrtuan disa ide për zgjidhje. Gjatë mëngjesit të nesërm do të vijojë edhe një bisedë telefonike”
Më herët gjatë ditës, edhe Zoran Zaev tha se ndodhemi në momentet e fundit.
Besoj se bëhet fjalë për momentet e fundit rreth përpjekjeve për t’i afruar qëndrimet, ashtu që shpresoj se do ta publikojmë reciprokisht, njëkohësisht lajmin e gëzuar edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë edhe për qytetarët e Greqisë se kemi marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë. Gjithsesi ajo do të ishte marrëveshje mes Kryetarëve të Qeverive dhe ministrave. Menjëherë kalojmë në sqarimin e saj me Presidentin e shtetit, shefin e opozitës, liderët tjerë të partive politike dhe qytetarët – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Zaev shprehu ndër tjerash optimizëm se pas institucioneve edhe qytetarët në referendum do ta mbështesin marrëveshjen eventuale. Ndërsa hodhi poshtë zërat se udhëtimi i tij dhe Dimitrovit në Gjermani më 13 qershor, ka për qëllim informimin e krerëve të lartë të shtetit gjerman për emrin. Ai tha se bisedimet për këtë çështje janë dypalëshe, por se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është shumë e rëndësishme në proces. Agjencia e lajmeve Makfaks raporton se telefonatës mes kryeministrave i ka hapur rrugë, biseda progresive në fundjavë mes këshilltarëve të dy palëve./alsat