Tani edhe qentë do të kenë birrën e tyre. Browser Beer është pija e parë për kafshët, e cila ka fituar dhe çmimin si birra më e mirë nga World Records Academy. Ndryshe nga birrat që njerëzit pinë, kjo nuk ka alkool. Është e krijuar vetëm nga elbi e nëse keni dëshirë dhe ju mund ta provoni, nuk është aspak e dëmshme. Ideja për këtë produkt ishte e Jenny Brown dhe po përdoret në 40 shtete të Amerikës. Disa qen preferojnë ta pinë direkt nga shishet e disa në ushqimin e tyre.