Qindra milionë dashamirë të birrës nëpër botë do të mund që për disa dekada të mbeten pa pijen e tyre të preferuar. Kulturat e bimëve nga e cila prodhohet birra zhduken për shkak të nxehjes globale.
Pas raportit javor të javës së kaluar të KB-ve, hulumtimet shtesë kanë treguar se ekzistojnë probleme potenciale lidhur me kushtet klimatike ën disa vende që janë kyçe për prodhimin e birrës- Belgjika, Çekia dhe Irlanda, shkruan revista “Nejçer planet”.
Në studimin të cilin e drejton Vi Si, shkencëtar i Universitetit në Pekin, theksohen më së paku pesë mënyra të cilat tregojnë se kushtet ekstreme kohore të cilat përfshijnë valë të nxehtësisë dhe thatësira, do të mund ta ulin prodhimin e elbit prej tre deri 17 për qind, ndërsa ajo do të mund të ndikonte ndaj ithtarëve të birrës nëpër botë.
Hulumtuesit kanë përllogaritur se konsumimi për birrën do të mund të ulë për një të tretën në Irlandë, Belgjikë dhe Çeki, për një të katërtën në Britani të Madhe dhe për nëntë për qind në Kinë, konsumatori më i madh në botë.
Birra është pija alkoolike më e popullarizuar në botë, ndërsa ulja e prodhimit do të ndikojë ndaj çmimit. Rritja e çmimeve do të mund të sillet nga katër deri në 20 dollarë për paketim prej gjashtë kanaqeve.
Njëri nga anëtarët e ekipit hetues Dabo Guan ka thënë se drithërat e birrës nuk janë kulturat e vetme të cilat do të jenë të goditura nga ndryshimet klimatike. Ajo dilemë do të sjell edhe deri te mungesa e çokollatës, kafes dhe çajit.