Uashington, 31 mars – Dr. Debora Birks, anëtare e Shtabit koordinues për luftë me koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, në pres brifingun e rregullt mbrëmë publikoi se, nëse në SHBA nuk bëhet asgjë, është e mundur të infektohen prej 1,6 deri 2,2 milionë njerëz, prej të cilëve 100 ose 200 mijë do të vdisnin.
“Ky është skenari më i keq, ndërsa skenari më optimist është infektimi deri në 200 mijë njerëz nëse respektohen urdhrat e karantinës”, tha ajo, duke shtuar se është thelbësore të qëndrohet në karantinë.
Momentalisht, në karantinë të detyrueshëm ndodhen gati se dy e treta e popullsisë së përgjithshme të SHBA-së.
Në pres brifingun, presidenti amerikan Donald Tramp, ndërkohë, deklaroi që deri më tani nga koronavirusi janë testuar një milion amerikanë, me një ritëm prej 5,000 personash në ditë, “më së shumti nga testet që janë duke u bërë në cilindo vend tjetër”.
Siç tregojnë disa analiza të matjeve ditore të temperaturës te personat me termometra të lidhur në internet, që i bënë kompania “Kinsa Helt”, në disa shtete federale si Uashington, Nju Meksiko, Luiziana, ose pjesa jugore e Kolorados, numri i sapo të infektuarve është duke u zvogëluar, që do të thotë se masa karantinë është e suksesshme, shkruan “Nju-jork tajms”.
SHBA-ja po bëhet vendi i parë në botë ku pandemia e koronavirusit deri më tani ka infektuar 164 mijë persona, më pas vjen Itali me rreth 102 mijë persona të infektuar, ndërsa Spanja ka pothuajse 88 mijë dhe Kina – 82 mijë persona. l