Biografia e presidentit Stevo Pendarovski

Shkup, 12 maj – Shefi i pestë i shtetit Stevo Pendarovski lindi më 3 prill 1963 në Shkup. Ai u diplomua në vitin 1987 në Fakultetin Juridik dhe Shkencat Politike, në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”  – Shkup, ndërsa ka kryer studimet master dhe doktoraturë në Institutin për Kërkime Juridike Sociologjike dhe Politike në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij”  – Shkup.

Në 11 vitet e fundit, ai ishte profesor në Universitetin Kolexhi Amerikan i Shkupit, ku ka dhënë lëndët e Sigurisë Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Hyrje në Politikë, Globalizëm, Gjeopolitikë, Politikë të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe Shtetet e Vogla në Politikën Botërore.

Në periudhën 1998-2001 ai ishte shef i Drejtorisë për Analiza dhe Hulumtime në Ministrinë e Brendshme dhe zëdhënës i ministrisë.

Nga viti 2001 deri në 2004 ai është Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2004 deri në 2005 ai është Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 është këshilltar i politikës së jashtme të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Që nga nëntori 2017, Pendarovski është emëruar koordinator kombëtar për NATO-n.

Pendarovski ishte kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale në vitin 2014 dhe këtë vit ai u zgjodh përsëri kandidat presidencial nga LSDM-ja dhe Koalicioni dhe në të dy raundet mori më tepër vota se rivalët  e tij Gordana Siljanovska-Davkova dhe Blerim Reka dhe kështu u bë presidenti i ri i Maqedonisë.

Pendarovski në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi 436,212 vota ose 51,66 për qind të votave të qytetarëve që dolën në votime.