Tiranë, 26 shkurt – Mjekja e njohur shqiptare, epidemiologja Silva Bino, anëtare e Komitetit të ekspertëve për përballje me pandeminë, paralajmëroi për mundësinë e vendosjes së masave të reja kufizuese në vend, pas, siç e vlerëson javën e rëndë, në të cilën ka 70 të vdekur dhe 4.067 raste të reja me Kovid-19.
Vetëm një ditë pasi që Komiteti teknik vendosi të mos I ndryshojë masat restriktive, Bino nga Kukësi, ku filloi vaksinimi, tha se fundjava do të jetë kyçe dhe se vendimi për masat e reja pritet të hënën.
“Situata po ndiqet, është shqetësuese dhe gjithsesi se do të ndërmerren masa adekuate dhe të hënën do ta analizojmë gjendjen dhe do të ndërmerren masat adekuate. ka ulje të vogël të rasteve të reja në tre ditët e fundit, por prandaj numri I të vdekurve është I lartë. Nga data 11 e këtij muaji e rritëm kufizimin e lëvizjes për dy orë dhe konsiderojmë se dha rezultat”, deklaroi Bino, e cila vite të tëra ishte drejtoreshë e Institutit të shëndetit publik.
Shtoi se përveç masave kufizuese, do të vazhdojnë edhe me hapjen e kovid qendrave në spitalet rajonale.
Në 24 orët e fundit janë bërë 3.689 teste, rezultat pozitiv është marrë tek 916, që është 25 për qind e të testuarve. Në të njejtën kohë, si pasojë e virusit vdiqën 20, ndërsa u shëruan 849. Në katër spitalet për kovid në Tiranë dhe kovid qendrat rajonale në Shkodër, Durrës dhe Elbasan janë të hospitalizuar 625 pacientë.
Ndërkohë vazhdon vaksinimi I punonjësve shëndetësorë dhe personave të moshuar, me çka deri më tani janë përfshirë mbi 11.000, kryesisht punonjës shëndetësorë, më pas personeli dhe persona të vendosur në shtëpi të pleqve, si dhe persona të moshuar mbi 80 vjeç.