Në Asamblenë e qytetit Staunton te shtetit te Virgjinias të enjten u organizua nje seancë e posaçme në te cilën u miratua një rezolutë për binjakëzimin në mes te Komunes së Çairit dhe Qytetit të Stauntonit. Rëndësia e kësaj ngjarjeje konsistin në thellimin e miqësisë me popullin amerikan, ndërkohë që kryetari i Koumunës së Çairit Visar Ganiu ka zgjedhur pikërisht qytetin Staunton për faktin se këtu është vendlindja e Presidenti Wudro Wilson, një nga figurat më të lavdishme të politikës amerikane që luftoi per barazinë e popujve te vegjël te Bllkanit.
Kryetari Visar Ganiu para asambleistëve te qytetit Staunton u falënderua në emër të qytetarëve te Çairit, me ç’ rast potencoi edhe rëndesinë e thellimit te bashkepunimit me këtë qytet amerikan, i cili perpos që ishte vendlindje e Presidentit Wilson, tash e në të ardhmen do të jetë një sivëlla i Komunës së Çairit. Kryetari Ganiu shprehu mirenjohje qe ky bashëpunim po bëhet ne shenjë te thellimit të miqësisë shqiptaro-amerikane.
Më 21 nëntor nje delegacion i qytetit Staunton do te vizitojë Komunën e Çairit, me ç’rast për nder të Presidentit Wilson do të zbulohet busti i tij ne shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj figurës dhe veprës së këtij lideri amerikan.
(E.A)