Dy binjakë identikë në Brazil janë në problem pasi një gjykatës i tha që bashkë të paguanin për mbështetjen e një fëmije.
Njëri prej tyre kishte një lidhje rastësore me një grua, e cila më vonë lindi një vajzë. Por ajo nuk është e sigurt se cili prej binjakëve është babai i fëmijës së saj.
Gjykatësi Filipe Luis Peruca urdhëroi vëllezërit, të identifikuar vetëm si Fabricio dhe Fernando, që t’i nënshtrohen testit të ADN-së, ndaj të cilit të dytë dolën pozitivë, por asnjëri prej tyre nuk e pranoi që është babai, duke shpresuar që t’i iknin pagesës për fëmijën, transmeton Klan Kosova.
Gjyqtari deklaroi se të dy burrat po ia mohonin të drejtën fëmijës për ta njohur babanë e vërtetë, kështu që i urdhëroi të dytë që të paguajnë nga 60 dollarë për muaj, ose 30 përqindëshin e pagës minimale braziliane për mbështetjen financiare ndaj fëmijës.
Kjo situatë në fakt ka dalë në favor të vajës së vogël, meqë po përfiton dyfish financiarisht.
Po ashtu u bë e ditur se Peruca ka urdhëruar që emri i të dy vëllezërve binjakë të dalë në certifikatën e lindjes së vajzës.