Një performancë e shkëlqyer e dy binjakeve shqiptare gjatë audicioneve të fshehta ka bërë që juria e “The Voice of Itali” t’i kthej karriget e mahnitur.
Dy vajzat me origjine shqiptare, Serena dhe Ina Sinani kishin zgjedhur të performojnë këngën e Era Istrefit dhe Ledri Vulës, “Shumë pis” për të prezantuar veten në audicionet e fshehura.
Performanca e tyre është pëlqyer nga katër anëtarët e jurisë, Gigi D’alessio, Morgan, Gue Pequeno dhe Elettra Lamborghini, të cilët janë kthyer njëkohësisht për motrat binjake.
Të katër anëtarët e jurisë i kanë përgëzuar vajzat për performancën, por gjithashtu i pyetën se në çfarë gjuhe ishte kënga, vajzat me krenari thanë: Shqiptare!
Stili i tyre i ka lënë pa fjalë dhe të gjithë ju kanë ofruar mundësinë e marrjes së tyre në grup, por binjaket ishin të vendosura që do zgjidhnin Gue Pequeno.