Liderët evropianë kanë zgjedhje të qartë në Ballkan – ose do të merren me problemet e atjeshme ose problemet ballkanike “do të merren me ta”, theksoi ish-përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë, Karl Bilt. Ai, në tekstin e tij autorial për “Proxhekt Sindikat”, propozon që të përshpejtohet procesi për zgjerim i BE-së dhe pranimi i anëtareve të reja dhe programi për “partneritet lindor” i BE-së të zëvendësohet me “partneritetin ballkanik” që në fund do të çojë drejt qasjes së vendeve të këtij rajoni në BE.
Bilt thekson se është i vetëdijshëm se për atë nevojitet kohë, duke theksuar se duhet filluar me punë menjëherë. Për fillim, ai thekson, se BE mund të fillojë me ndërmjetësimin në zgjidhjen e çështjeve të vogla midis kufijve ndërshtetërorë.
“Njëherësh me përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane, me qëllim që të zgjidhen të gjitha rreziqet për konflikte në Ballkan, BE duhet të demonstrojë se posedon edhe vullnet edhe metoda kështu që në rajon do të dërgojë trupa ushtarak për të zbatuar stërvitje ushtarake. Kjo do të dërgonte mesazh të fuqishëm se forcat e saj ushtarake nuk janë “tigër prej letre”, por se, përveç fjalëve, ka akoma potencial që mund ta përdor”, theksoi Bilt.
Ai sqaroi se brengosja e tij për Ballkanin ka filluar kur gjatë vizitës private të vitit të kaluar në Bosnjë e Hercegovinë disa herë është pyetur nëse do të ketë sërish luftë. Bilt potencoi se luftërat, si ato që kanë ndodhur para 27 viteve në Ballkan, nuk do të përsëriten më.
Ai theksoi edhe se liderët e BE-së janë zgjuar me realitetin e ri të Ballkanit. Në Samitin që u mbajt nga fillimi i muajit, liderët e BE-së e theksuan nevojën për rritjen e angazhimeve të Unionit në Ballkan, por edhe nevojën që ta shtypin Rusinë nga ai rajon.
Bilt shtoi se nga dështimi i Perandorisë Osmane, Ballkani është burim i jostabilietit. “Përzierje në kuptim fetar, kombëtar, kulturor, koncepti i krijimit të shteteve nacionale solli deri në jostabilitet të përhershëm në të cilin luftërat dhe krimet e rënda nuk janë gjë e rrallë”, potencoi Bild.
Ai përkujtoi se në Samitin në Selanik në vitin 2003 është dhënë premtim për inkuadrimin e të gjitha vendeve ballkanike në BE, duke theksuar se aq sa ka qenë e rëndësishme të jepet premtim i tillë, aq është edhe vështirë kjo të mbahet. “Pasi që problemet ballkanike u qetësuan, liderët e Unionit paramenduan se kanë siguruar paqe. Inkuadrimi i tyre rutinor ndaj Ballkanit në esencë solli vetëm deri në ruajtjen e statusit kuo. Pasi Zhan Klod Junker në vitin 2014 u zgjodh për kryetar të Komisionit Evropian, dha deklaratë se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë zgjerime të reja”, theksoi Bild.
“Status kuo është konfirmuar. Deklarata e tij teknikisht u korrigjua tërësisht. Por politikisht ishte katastrofale. Siç drita që motivoi dhe mbante reforma, deklaroi, nacionalizmi, siç u prit, filloi të rritet. BE-ja në ndërkohë, u bë e fiksuar në problemet e saj, siç janë kriza financiare dhe debitore e shteteve anëtareve të Unionit”, shkruan Bilt. Duke i theksuar përvojat personale nga funksionet të cilat i ka pasur në lidhje me shtetet ballkanike, autori thekson se “rruga e vetme përpara është në atë që Evropa ta tregojë fuqinë e saj”.