Prishtinë, 11 qershor – Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot arriti në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në solemnitetin e nesërm me rastin e 20-të vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
Klinton në aeroportin “Adem Jashari” me solemnitete të larta shtetërore, ishte pritur nga ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Bexhet Pacolli.
Ish presidenti amerikan pasdite do të pritet nga presidenti kosovar Hashim Thaçi, i cili do t’i ndajë çmim të lartë shtetëror.
Sipas programit të vizitës, pas pritjes te Thaçi, Klinton do të takohet edhe me kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj, ndërsa nesër, së bashku me liderët kosovar dhe mysafirë tjerë nga vendet e huaja, do të marrë pjesë edhe në festimin e “20 vjetorit të NATO-s në Kosovë”.
Në shënimin e përvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s do të marrë pjesë edhe ish sekretarja shtetërore amerikane Medlin Olbrajt, e cila gjithashtu është njëra nga politikanet më të shquara botërore të asaj kohe për intervenimin e NATO-s në Kosovë. i