Ish-trajneri i Kropacisë dhe West Ham United, Slaven Biliq, është shkarkuar nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ittihad, ka njoftuar ky klub. Bilic ishte emëruar trajner në shtator të vitit të kaluar, por largohet me një bilanc të dobët prej vetëm tri fitoresh nga 15 ndeshje. Ndërkaq, si zëvendësim i kroatit është konfirmuar kiliani Jose Luis Serra, i cili do të kthehet për herë të dytë në këtë klub.