Slaven Bilic, lë pa punë ish-trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli. Në një kohë kur pritej që trajneri, i cili dështoi në krye të përfaqësues bardhekaltër në “Rusi 2018”, të emërohej në krye të Al-Ittihād, klubi nga Arabia Saudite ka zyrtarizuar ish-trajnerin e West Hamit në Premier League, Slaven Bilic.
Kroati emërohet më këtë detyrë pas shkarkimit që më 15 shtator të Ramon Diaz. Sampaoli, që kulmin e karrierës e pati në krye të Kilit, duke fituar Copa America në vitin 2015, ishte prej ditësh në bisedime me drejtuesit e klubit arab, por duhet të presë ende për të nisur një aventurë të re.