Nuk do të ketë më tollovi për të siguruar një biletë për ndeshjet e Kosovës në “Fadil Vokrri”. Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që për ndeshjen e fundit me Azerbaixhanin, e vlefshme për Nation League, Grupi 3, Liga D, biletat do të shiten “online”.
Çmimet e biletave nuk do të ndryshojnë, pra do të jenë të njëjta me ato të shituara për sfidat e shtëpisë me Ishujt Faroe dhe Maltën. Federata e Futbollit të Kosovës, me këtë mënyrë të re të shitjes së biletave, kërkon të evitojë të gjitha problematiket serioze që u shfaqën në dy takimet e para.
Shumë persona kishin mbetur pa bileta, ndërsa nuk mungonin rastet kur një person i vetëm kishte arritur të siguronte 10 bileta.
Qeveria e futbollit të Kosovës, me këtë vendim synon që të shmangë shitjen e biletave ilegalisht në tregun e zi me çmime shumë të më shtrenjta.