Shkup, 7 qershor – Për shkak të përfundimit të vitit shkollor 2018/2019, biletat falas për nxënësit nuk do të vlejnë gjatë pushimit veror, kumtoi sot NTQ Shkup.
Biletat falas të nxënësve nga shkollat fillore do të vlejnë deri më 10 qershor, ndërsa të nxënësve të shkollove të mesme deri më 20 qershor.
NTQ Shkup ofron mundësi që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme (nuk vlen për nxënësit e shkollave të mesme të cilët tani e kanë përfunduar vitin e katër) me çmime të autorizuara të blejnë biletë mujore për korrik dhe gusht me çmim prej 600 denarëve.
Për blerjen e të a.q. biletë sezonale, është e nevojshme që personi të paraqesë konfirmim se është nxënës dhe të dorëzojë librezë për kontroll.
Biletat studentore falas do të vlejnë edhe gjatë verës.
NTQ Shkup informon edhe se nga e hëna (10.06.2019), automjetet nga transporti publik do të qarkullojnë sipas itinerarit veror.