Biletat për të ndjekur nga afër festivalin e këngës evropiane, Eurovizion, tashmë janë në shitje dhe çmimet nuk duket të jenë të arsyeshme.
Organizatorët kanë thënë se bileta më e lirë kushton 72 euro, ndërsa më e shtrenjta 500 euro.Këtë vit, Eurovizioni do të mbahet më 14,16 dhe 18 maj në Tel Aviv në Izrael.
Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Jonida Maliqi e cila do të këndojë në natën e dytë, më 16 maj.Ajo do të performojë këngën e saj “Ktheju tokës” e 14-ta me radhë.