Të shohësh futbollistët e panjohur të Charlton FC kushton më shumë se të ndjekësh nga pranë mënyrën si luan Lionel Messi dhe Arjen Robben. Lajmi vjen pas një “hetimi” të bërë nga “BBC” për çmimet e biletave në kampionatet e ndryshme të Europës. Nga ky studim doli që abonimi për një vend në stadiumin e Charlton FC, për të gjitha ndeshjet që luan brenda në League One, kategoria e tretë angleze, është 175 paundë, 55 paundë më shumë sesa duhet të paguajë tifozi i Bayern Munich për të ndjekur ndeshjet e kampionëve të Gjermanisë në “Allianz Arena”. I habitshëm është e krahasimi me Barcelonën. Për të ndjekur të gjitha ndeshjet e Barçës në “Camp Nou” në harkun e një kampionati, një tifoz paguan 113 paundë, 62 më pak se ata që abonohen në “The Valley”.
Në renditjen e abonimeve më të shtrenjta në Europë, Londra është qyteti me koston më të lartë dhe mban pesë pozicionet e para. Arsenal mban vendin e parë dhe për të qenë në të gjitha ndeshjet në “Emirates” që do të luaj skuadra e Wenger duhen paguar 1014 paundë, ndërsa 765 paundë duhen për të parë Tottenha, 750 paundë për “abonimin” te Chelsea, 420 për Crystal Palace dhe 400 paundë duhen për të ndjekur të gjitha ndeshjet brenda të QPR, katër herë më shumë se Barcelona apo Bayern Munich, ku pjesë e kënaqësisë është edhe prania në “Allianz Arena” dhe “Camp Nou”. Ndërkohë, një tifoz i Brentford dhe Millwall paguan në Angli 315 paundë për abonimin, aq sa paguan për gjithë sezonin tifozi i Juventus në Serie A.
Bileta e Charlton kushton më shumë se ajo e Barçës!
Leave a comment