Shkup, 11 korrik – Bilen Saliji është emëruar anëtar i Këshillit drejtues dhe zëvendës drejtor gjeneral i MEPSO-s, njofton Koha.
Ky vendim u morr në seancën e djeshme të qeverisë.
Saliji ishte ministër i drejtësisë nga korriku i vitit 2017 deri në mars të këtij viti kur edhe dha dorëheqje. Nga viti 2011 deri në vitin 2017 ka qenë drejtor në NP “Komunales” në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë.