Meksikë, 20 shtator – Në tërmetin e mbrëmshëm në Meksikë kanë humbur jetën 225 persona, nga të cilët të paktën 94 në kryeqytetin Meksiko Siti, kumtuan sot autoritetet meksikane. Televizioni meksikan Televisa njoftoi se trupat e 32 fëmijëve dhe pesë të rriturve janë nxjerrë nga nën rrënojat e një shkolle private, të shkatërruar nga tërmeti katastrofik. Nën rrënoja, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe 14 të mbijetuar, ndërsa vazhdon edhe kërkimi i 230 personave. Në aksionet e shpëtimit marrin pjesë edhe prindërit e nxënësve. Tërmeti, që ndodhi dje në ora 13:15 sipas orës lokale (ora 20:15 sipas orës së Evropës së Mesme), ka qenë me magnitudë prej 7,1 ballëve sipas Rihterit. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 57 kilometrave nën sipërfaqen e tokës, me epiqendër 12 kilometra në juglindje të qytetit Ahoçjapan në shtetin Morelos. Numër i madh i vendeve dhe organizatave, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian u kanë ofruar ndihmë autoriteteve meksikane.