Johanesburg, 12 gusht – Numri i viktimave nga shpërthimi i një cisterne me naftë në Tanzani është rritur në 75, pasi edhe katër persona në spital u janë nënshtruar plagëve.
Për shkak të aksidentit, presidenti i këtij vendi Xhon Magufili ka shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa dje dhe sot janë varrosur të pësuarit.
Mes të lënduarve, të cilët kanë marrë djegie të rënda, ka edhe persona të cilët kanë tentuar ta nxjerrin karburantin nga rezervuari pas aksidentit.
Shpërthimi ka ndodhur rreth 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit Dar es Salam.
Incidenti me pasoja të vdekjeve kur disa njerëz vjedhin karburante nga cisterna të dëmtuara nuk janë dukur e rrallë në Afrikën Lindore.