Shkup, 26 shkurt – Zëdhënësi i Ministrissë së Brendshme Toni Angellovski ka bërë të ditur se tetë persona janë ndaluar, ndërsa shtatë policë janë lënduar gjatë protestës së sotme për rastin “Monstra”.
MPB gjithashtu informoi se po punohet për identifikimin edhe për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentin që ndodhi mes policisë dhe protestuesve.
“Nga protesta e sotme kemi 7 policë të lënduar, ndërsa deri janë ndaluar 8 persona, megjithatë ende jemi duke punuar për zbardhjen e këtij rasti”, u shpreh Angellovski.