Më shumë se 1.5 milionë raste të koronavirusit të ri janë regjistruar në të gjithë botën. 88,965 njerëz kanë humbur jetën që kur u shfaq epidemia, në 192 shtete.
SHBA, ka regjistruar raste, përfshirë 14,797 viktima. Bilanci më i fundit, nga SHBA, ngjason me një buletin lufte. Në 24 orët e shkuara u raportuan 1973 viktima me numrin total që shkon në afro 15 mijë.
Në SHBA ka 435,160 të infektuar. Evropa mbetet kontinenti më i goditur me 772592 raste dhe 61118 viktima. Spanja renditet e dyta në botë me 148,220 raste dhe 14,792 viktima. Atje numri është rritur sërish, 757 në një ditë të vetme.
Italia renditet e treta me 139,422 infektime dhe 17,669 viktima.
Në Britaninë e Madhe regjistrohet një tjetër rekord viktimash, 938 në 24 orë. Rritje të rasteve ka regjistruar edhe Gjermania, me 113,296 e po ashtu edhe Franca, me 112,950 raste. Dhe Kina, vendi ku edhe nisi pandemia, të paktën për sa i takon shifrave, renditet pas tyre. Shifrat tregojnë edhe se janë mbi 330 mijë të shëruarit në të gjithë botën.
Nga OBSH paralajmërojnë për kujdes në lehtësimin e masave. Komisioni Evropian ka vendosur që të shtyjë mbylljen e kufijve të jashtëm deri më 15 maj.
Në Afrikë ndërkohë numri i rasteve ka shkuar në mbi 10 mijë, ai i viktimave në më shumë se 500.