Shkup, 29 mars – Lutfi Bilalli është larguar nga skuadra e Vëllazërimit duke u bërë pjesë e skuadrës nga Finlanda FC Haka. Lajmi është publikuar edhe në faqen e klubit finlandez, ku Bilalli shihet duke firmosur marrëveshjen e arritur me drejtuesit e klubit, derisa lajmin e konfirmoi edhe vet prindi i Lutfiut, Shanazi Bilalli. “Ditë e lumtur për birin tim, familjen Bilalli dhe gjithë dashamirët tonë të futbollit. Lutfiu nënshkroi kontratë me kampionin e shumëfishtë nga Finlanda-FC Haka. Zoti i faltë shëndet, lojë të mira dhe sa më shumë realizime”, shkroi në profilin e tij në Facebook, Shenazi Bilalli, babai i Lutfiut. Ndryshe, Bilalli te skuadra e Haka ka qëndruar rreth tre jave, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ai ka lënë përshtypje të mira si në ndeshjet poashtu edhe në seancat stërvitore, ndërsa ka arritur të shënojë edhe disa gola. Kjo ka bërë që ai të detyron drejtuesit e klubit ti ofrojnë kontratë një vjeçare me mundësi që e njëjta të vazhdohet edhe për një sezon tjetër. Ndërkohë, në këtë ekip Bilalli do të bëhet futbollisti i dytë shqiptar nga Maqedonia që do të jetë pjesë e FC Haka, pasi në të kaluarën pjesë e kësaj skuadre ka qenë edhe ish-futbollisti Nebi Mustafi. Cekim, pos Vëllazërimit, Lutfi Bilalli ka qenë pjesë edhe e Metalurgut, Sileksit nga kampionati vendor dhe Interblok e Celje nga Sllovenia. (koha.mk)