Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetarët Fadil Zendeli dhe Abdush Demiri pati takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-së të akredituar në Bruksel si pjesë e Këshillit Veriatlanik.
Në takim u bisedua pë përfitimet që vijnë si rezultat i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO si dhe obligimet që dalin nga ky antarësim.
Kryetari Kasami shprehu gadishmerinë e Lëvizja BESA që edhe më tutje si pjesë e opozitës të japim kontributin tonë që Maqedonia e Veriut përfundimishtë të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-së.Gjithashtu kryetari Kasami uroi që tani si pjesë e NATO-së edhe shqiptarët më lehtë do të arrijnë t’i realizojnë të drejtat e tyre kombëtare.