Rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm një grup personash në mesin e të cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami, kanë hyrë me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup. Sigurimi i objektit ka thënë se nuk ka mundur t’i ndalojë dot të mos futen brenda objektit te selisë për shkak të numrit të madh të personave që kanë qenë, në ato momente nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të lajmërojë policinë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për momentin po kryejnë kontrolle brenda selisë. Për momentin nuk ka informacione për të ndaluar nga ana e policisë. (Alsat-M)