Shkup, 9 janar – Amir Bilali është transferuar te skuadra e Teutës nga Durrësi. Sipas asaj që arritëm të kuptojmë, Bilali me skuadrën e Teutës ka nënshkruar për gjashtë muaj me opsion që e njëjta të vazhdohet nëse të dyja palët ngelin të kënaqur. Qendërmbrojtësi nga Kërçova së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Rabotniçkit me të cilët me marrëveshje të dyanshme prishi kontratën para kohe.
Në anën tjetër, skuadra nga Durrësi ka angazhuar edhe një futbollist nga Maqedonia. Fjala është për mesfushorin Burhan Mustafov. 23-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë, ndërsa ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit e Teutës dhe pasditen e të martës ka zbarkuar në qytetin e Durrësit dhe bashkë me Bilalin do të udhëtojnë në Antalia të Turqisë për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës. Mustafov, në pjesën e parë të kampionatit, është aktivizuar me ekipin e Pobedës, ndërsa nga 18 ndeshje në total, ai i ka zhvilluar 13 prej tyre.