Sipas burimeve të gazetës KOHA, Amir Bilali do të jetë përforcimi i parë i FC Shkupi. 24 vjeçari nga Gostivari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, ndërsa javën tjetër pritet që kjo marrëveshje të zyrtarizohet dhe ai të prezantohet para mbështetësve të skuadrës nga Çairi. Bilali luan në pozitën e mbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Teutës nga Durrësi
Bujar KURTAJ
Shkup, 1 qershor – FC Shkupi pasi edhe zyrtarisht ka marrë dritë jeshile për të garuar në Liga Evropë, drejtuesit e klubit kanë filluar të hartojnë edhe planin e përgatitjeve verore. Këtë gjë ata e pohuan në iftarin e shtruar për gazetarët sportiv të mërkurën.
“Kemi oferta të majme nga Sllovenia, Italia, Zvicra, por edhe nga Turqia për të shkuar edhe për ti realizuar përgatitjet verore. Në këtë pjesë të fundit është oferta nga kampi i Fenerbahçes, në të cilët mund të përgatiten futbollistët tanë me ata të skuadrës së mirënjohur turke”, tha pronari i FC Shkupit, Shefshet Demiri.
Ai gjithashtu ka folur edhe për përforcimet e mundshme. “Në koordinim me trajnerin Zekirja Ramadanin dhe drejtorin sportiv Omer Bunjaku, jemi duke rishqyrtuar përforcimet e radhës në merkaton e verës, derisa ende jemi në bisedime me disa nga lojtarët aktual për vazhdimin e bashkëpunimit. Sa i përket përforcimeve, konkretisht nuk ka asgjë dhe në momentin që do të konfirmojmë ndonjë, do të jeni të informuar me kohë, deklaroi Demiri, me ardhjen e të cilit, FC Shkupi po rikthehet në shtigjet e vjetra.
Mirëpo, sipas burimeve të gazetës KOHA, Amir Bilalli do të jetë përforcimi i parë i FC Shkupi. 24 vjeçari nga Gostivari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, ndërsa javën tjetër pritet që kjo marrëveshje të zyrtarizohet dhe ai të prezantohet para mbështetësve të skuadrës nga Çairi. Bilali luan në pozitën e mbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Teutës nga Durrësi. Cekim, para disa ditëve klubi nga Çairi konfirmoi se ka vazhduar kontratat me pesë futbollist, kapitenin Suad Zendeli (një vit), Bllazhe Ilijoski (deri më 2020), Muharem Bajrami (2020), Bllagoja Lamçevski (2020), Alen Jasharovski (2020), Kristijan Stojkoski (2020). Derisa, kanë mbetur vetëm detaje për të përfunduar marrëveshjet edhe Stefan Vujçiç, Ermedin Adem, Edis Maliqi dhe Bunjamin Shabani.
Ndërkohë, futbollistët e FC Shkupi janë në pushim të merituar, ndërsa procesit stërvitor do ti rikthehen më 6 qershor kur është caktuar grumbullimi zyrtar për sezonin e ri, respektivisht garat e “Europa League”