Në Rumani dinë si të argëtohen me dëborën, madje organizohen edhe kampionate të krejtësisht origjinalë për këtë. I tillë është edhe “Bikini Race”, që këtë sezon zhvilloi edicionin e gjashtë të saj. Në garë mund të marrë pjesë kushdo, mjafton që të jetë femër dhe e gatshme që të garojë me bikini në petkun e dëborës dhe temperaturat nën zero gradë.