Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama ka risjellë një nga këngët më të njohura të Bertan Asllanit. Ajo ka publikuar të dielën remaken e “Akoma të du”.
Versioni origjinal ishte publikuar në vitin 2005. Bertan Asllani ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë në gjuhën shqipe. Ai karrierën po e vazhdon në Turqi.