Shkup, 27 shkurt – “Do të jetë vonë nëse koha ndalon? është titulli i Bienales së 12-të i artistëve të rinj, e cila nga sot do të mbahet në Muzeun e artit kontemporan (MAK)
Këtë vit kuratorë të Bienales janë Ivana Vaseva, Bojana Janeva-Shemova dhe Vlladimir Jançevski, ndërsa është definuar përmes tre segmenteve që përfshijnë ekspozitë, prezantime të artistëve të rinj nga vendi, si dhe program rajonal diskursiv.
Bienalja e artistëve të rinj ndërlidhet me manifestimin pesëvjeçar “Artistë kontemporan të Maqedonisë – Gjeneratë e re” e filluar në vitin 19767 si përgjigje e nevojave të skenës së zhvilluar përmes vendosjes së selektimit në prezantim dhe përcjellje të kritereve të përcaktuara të vlerave.