Kur skuadra e zemrës bie nga kategoria, për tifozët e saj është një traumë, sepse marrin “paralajmërimin” se një cikël ka mbaruar dhe mbase pasionin e tyre do të mund ta shohin të gjallë vetëm pas disa vitesh. Madje, shpesh kalojnë dekada që ata të rikthehen në ligën profesioniste. Një gjë e tillë i ka ndodhur dje skuadrës suedeze Helsingborg, e cila ka rënë në kategorinë e dytë kombëtare pas plot 23 vitesh. Natyrisht, tifozët e nuk e kanë pritur aspak mirë këtë ndodhi dhe i kanë shfaqur nervat duke goditur të birin e një futbollisti shumë të njohur më parë në futbollin evropian. Ai është Henrik Larsson, i cili ka luajtur te skuadra si Celtic dhe Barcelona. Tifozët e Helsinborg-ut u futën në fushë dhe sulmuan të birin e trajnerit të skuadrës së tyre, i cili quhet Jordan dhe është pjesë e ekipit. Për të ardhur keq!