Londër, 15 nëntor, 2018 (MIA) -Vlera e funtës në bursën e Londrës në mëngjes është zvogëluar për më shumë se 1,0 për qind kundrejt dollarit dhe euros, ndërsa çmimet e aksioneve zvogëlohen pas të dhënave për dorëheqjet nga ministrat britanik për shkak të propozim-marrëveshjes për Bregzit.
Valuta britanike në treg të paqëndrueshëm, është zvogëluar për një për qind kundrejt dollarit, në 1,2839 dhe për 1, 3 për qind kundrejt euros.
Megjithatë, rënia e funtës ndihmoi që indeksi i Bursës së Londrës FTSE 100, i cili kryesisht i referohet eksportuesve, të përforcohet për 0,3 për qind.
Dorëheqjet në Qeverinë e Britanisë gjithashtu u reflektuan edhe në çmimet e aksioneve dhe sektorëve të biznesit në Britaninë e Madhe, të cilat janë të ndjeshme ndaj ngjarjeve rreth Bregzit.