Xavi Hernández nuk do të marrë drejtimin e Barcelonës, të paktën jo pa përfunduar sezoni. Ky është përfundimi i arritur pas takimeve të njëpasnjëshme mes përfaqësuesve “blaugrana”, Grascar Grau dhe Eric Abidal, me 39-vjeçarin, aktualisht trajner i Al Sadd, në Doha (Katar).
Siç ka konfirmuar “El Mundo Deportivo” nga burime pranë kupolës drejtuese të Barcelonës, nuk është koha që Xavi të bëhet trajner i katalanëve. Mes shumë arsyesh është edhe kontrata që ka me klubin e tij aktual, të cilën dëshiron ta përmbushë.
Sipas të njëjtave burime, klubi e lë të hapur mundësinë për ta nënshkruar më të për sezonin e ardhshëm. Vetë Xavi, në një prononcim të fundit, është shprehur si ndihet gati dhe i aftë për të drejtuar Barcelonën, por jo tani.
Ish-kapiteni i Barça kishte dyshime se kur duhej ta merrte skuadrën dhe drejtuesit e Barçës, pasi biseduan me të, vendosëm ta përjashtojnë si alternativë, të paktën për momentin.
Mbetet për t’u parë është se si do të evoluojë situata e Ernesto Valverdes, i cili është i mërzitur nga të gjitha informacionet që kanë dalë rreth figurës së tij pas humbjes kundër Atlético Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
Nesër, në orën 11.00, Valverde pritet të zhvillojë seancën stërvitore të planifikuar pas tri ditëve pushim, por nuk përjashtohet mundësia që kjo të mos ndodhë, pra që klubi ta shkarkojë në orët në vazhdim.