Skuadra braziliane e Corinthians është një hap larg sigurimit të shërbimeve të Didie Drogba, ish-sulmuesi i Chelsea, aktualisht i lirë nga çdo lidhje kontraktuale. Drejtori sportiv i Corinthians, Flavio Adauto, tha: “Bisedimet mes klubit tonë dhe lojtarit kanë hyrë në një fazë të avancuar dhe jemi optimist për arritjen e marrëveshjes.” Ndërkohë, skuadra australiane South Melbourne ka bërë me dije se kishte arritur një marrëveshje konkrete me Didier Drogba dhe u pengua nga një leje nga federata e vendit oqeanik, për shtyrjen e limitit të lëvizjeve në merkato. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë aktualisht është i lirë pasi u largua nga Montreal Impact në fund të sezonit të kaluar dhe ka shprehur dëshirën për të vazhduar futbollin edhe pse është 38 vjeç. South Melbourne priti lejen nga Federata Australiane e Futbollit për të federuar Drogba deri në fund të sezonit, por autoritet australiane nuk e lejuan aktivizimin e tij para sezonit 2018-19 dhe pavarësisht se financiarisht ishte joshur, Drogba nuk mund të qëndronte një vit pa luajtur futboll. “Drogba pranoi të vinte te ne, por nuk ia dolëm. Ishim shumë pranë blerjes së tij dhe kjo do të kishte qenë e rëndësishme për të gjithë kampionatin,” – tha drejtuesi i South Melbourne, Bill Papastergiadis. Në këto kushte duket se Corinthias do të jetë ndalesa e ardhshme për afrikanin.